MILOT – Alfred Gega po shkon drejt shtëpisë së tij bashkë me të vëllain e tij binjak. Pak metra larg banesës dy persona i kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me arme zjarri. Për pasojë 35 vjeçari Alfred Gega ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa vëllai i tij, Altini ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës. Policia e qytetit ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave të qytetit, ndërsa nuk bëhet e ditur ende asnjë e dhënë për atentatorët dhe motivet e vrasjes së vëllerzërve Gega.Mësohet se Alfred Gega ishte divorcuar nga bashkëshortja tre vjet më parë dhe prej disa kohësh ishte i papunë.

(aq/shqiptarja.com)