TIRANE - Procesi ndaj tre te pandehurve Ndrea Prendi, Margarit Kume dhe Agim Llupo, të akuzuar për ngjarjet e “21 janarit” ka vijuar edhe këtë të mërkurë me pyetjen e dëshmitarëve të akuzës.
Seanca ka nisur me pyetjet e organit të akuzës drejtuar ish Komandantit të gardës Ndrea Prendi, por ky i fundit ka thënë se ka deklaruar gjithçka në seancën e 12 shtatorit dhe nëse prokurorët kanë pyetje të tjera duhet t’ia bëjnë me shkrim.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prendit që të njihet me shkrim me pyetjet e organit të akuzës për aq kohë sa dhe prokurorët kanë qenë dakord duke pranuar t'i detajojnë në hollësi për të marrë përgjigjet në një seancë të radhës.
Me dëshmitë e tyre kanë vazhduar 5 gardistët e planifikuar për seancën e sotme. Ata kanë shpjeguar rrethanat e ngjarjes së 21 janarit ku mbetën të vdekur 4 protestues.
Ndërkaq, Agim Llupo me anë të avokatit të tij mbrojtës i ka paraqitur gjykatës kërkesën për revokimin e masës së sigurisë, çka do t’i jepte Llupos dhe Lirinë.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com