Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri ka dëshmuar të martën në prokurorinë e Tiranës lidhur me protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona. Pas dëshmisë, Tahiri deklaroi për mediat se dhuna nuk u shkaktua nga protestuesit, por nga ata që duhet të mbronin qytetarët dhe institucionet.
Në një prononcim për mediat, Tahiri ka shprehur gatishmërinë e PS për zbardhjen e ngjarjes.
“Para prokurorëve dëshmova ato që pash të ndodhnin ditën e 21 janarit. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zbardhjen e krimeve të 21 janarit”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka bërë me dije se opozita është e gatshme të japë gjithë kontributin e saj për hetimet, por shtoi se një vullnet i tillë nuk shihet nga autoritetet.
“Pala që organizoi vrasjet nuk ka gatishmëri për hetimet. Kjo tregon pabarazi dhe mungesë të shtetit ligjor. Ne dhe familjarët e viktimave kërkojmë drejtësi.”- tha ai.
Hetimet, edhe pse kanë kaluar 11 muaj nuk kanë sjellë asnjë të re.
/Shqiptarja.com