Danimarka ka vendosur të dëbojë 15 diplomatë rusë pas raportimeve për gjetjen e varreve masive dhe vrasjeve të civilëve në qytetin ukrainas Bucha, tha të martën ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod. Më herët edhe Franca ka vendosur të dëbojë 35 diplomatë rusë. Bëhet me dije se aktivitet e tyre janë në kundërshtim me interesat e sigurisë së Francës. “Franca vendosi të dëbojë një numër të madh të personelit rus që kanë status diplomatik në Francë”, njoftoi Ministria e Jashtme Franceze.


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus