PEJE- Pas vrasjeve të fundit në qytetin e Pejës, masat e mbrojtjes kanë nisur të bëhen më të rrepta. Para shtëpisë së familjes Kelmendi e cila para një jave humbi edhe një djalë i cili u vra nga persona deri më tani të panjohur për organet e rendit, po vëzhgohet nga pjesëtarë të ROSU plot 24 orë.
Por siç raporton "Klan Kosova", kjo familje e ka quajtur të vonuar mbrojtjen e Policisë. Madje ata kanë thënë se po kanë frikë edhe t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.
Nga të reshura plumbash që erdhën nga një makinë, e cila më vonë u gjend e djegur, në qendër të Pejës para një jave u vranë dy persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë.
Marrë nga "Kosova Press"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com