MARSEJE- Një francez është arrestuar në një stacion treni në Marsejë lidhur me vrasjet që ndodhën në Muzeun Hebre në Bruksel 8 ditë më parë. Mehdi Nemmouche, 29 vjeç, u ndalua si i dyshuar për vrasje dhe vrasje në tentativë. Ai thuhet se mbante një pushkë Kallashnikov dhe një pistoletë të ngjashme me ato të përdorura në sulmin e 24 majit, ku tre persona mbetën të vrarë dhe një i katërt mori plagë të rënda.
 
Shtetasi francez Nemmouche, i cili mendohet se është nga qyteti Roubaix, dyshohet gjithashtu se ka qenë pjesë e militantëve islamistë në Siri vitin e kaluar.
 
 Ai u arrestua gjatë një kontrolli doganor në stacionin e trenit Saint-Charles në qytetin e Marsejës.
 
Një zyrtar i prokurorisë së Parisit tha për “Associated Press” se do të bëheshin testet balistike për të përcaktuar nëse armët që ai mbante ishin të njëjta me ato që u përdorën në sulmin e Brukselit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)