Televizioni grek’’Tv One’’ në një artikull të tij shkruan se dyshon se Aleks Burreli, vrasësi me pagesë është ekzekutuar nga porositësi i vrasjes së biznesmenit Fano Kalopsidiotis.

Burreli dyshohet se është ekzekutuar në mënyrë që të mos gjendet porositësi i masakrës së 23 qershorit, ku humbën jetën 4 persona, mes tyre edhe Jani Vogli, vrasës me pagesë.
aleks burreli

Me 7 korrik policia ka marrë informacione se në një zonë të pyllëzuar është gjetur një trup i pajetë dhe disa armë zjarri.

Por pas hetimeve, rezultoi se armët janë përdorur për një tjetër vrasje dhe se trupi i pajetë nuk i përket Burrelit. Policia vazhdon kërkimet dhe hetimet për gjetjen e trupit të tij.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com