Vrasjet në SHBA, autori ish-ushtar
 në Afganistan, përgatiste bomba

Vrasjet në SHBA, autori ish-ushtar<br /> në Afganistan, përgatiste bomba
Polica e Dallasit ka gjetur materiale që shërbenin për të përgatitur bomba, një pushkë, municione dhe një revistë me përmbajtje luftarake gjatë kërkimeve në shtëpinë e autorit të vrasjes së 5 policëve një ditë më parë, Micah Xavier Johnson.
 
Autori kishte qenë pjesë e ushtrisë amerikane në Afganistan në 2015. Micah Xavier Johnson, njëri nga autorët e vrasjes së 5 policëve nuk pranoi të dorëzohej edhe pas përpjekjeve të gjata të policisë për negociata duke mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
 
25 vjeçari Johnson ka deklaruar se ishte i irrituar nga vrasjet e fundit të njerëzve me ngjyrë nga policia.Pa dosje kriminale  , pa asnjë lidhje me grupet terroriste dhe rezervist i ushtrisë amerikane nga viti 2009 deri në prill të 2015.

 Është ky profili i 25 vjecarit afroamerikan Micah Xavier Johnson, vrasësi i 5 policëve në Dallas.  CNN  e cila ka publikuar një foto të tij me pushkë në dorë,  citon se vrasësi ndoshta ishte simpatizant i Panteres së zezë, një lëvisje  ushtarake me ngjyrë e cila  është themeluar në 1966 kundra dhunës së policisë dhe racizmit.  Pentagoni bëri me dije se Johnson  ka qenë në shërbim ushtark në Afganistan  mes nëntorit 2013 dhe  korrikut 2014.

 Sipas autoriteteve amerikane Johnson nuk ishte pjesë e ndonjë grupi terrorist, por kishte vepruar i vetëm.
 
Protesta në Dallas me pasojë 5 policë të vrarë ndodhi pasi dy efektivë policie ekzekutuan personat me ngjyrë Philando Castile në Minesota dhe Sterling Alton në Luiziana.

Protestat kundër vrasjeve policore janë mbajtur edhe në qytete të tjera amerikane, përfshirë Houston, New Orleans dhe San Francisko.

Shefi i policisë së Dallas, Brown u shpreh se i riu ishte turbulluar nga ngjarjet e fundit të vrasjes së dy afroamerikanevë ne Minesota dhe Luisiana dhe se donte të vriste agjentët e bardhë.   Ndërsa presidenti i SHBA Obama  ka njoftuar se  do të kthehet me shpejt në vend pas vizitës së tij në Europë .E premtja do të kujtohet si dita më e errët për policinë amerikane pas sulmeve të shtatorit në vitin 2001.
 


Në foto autori Micah Xavier Johnson gjatë misionit në Afganistan ​
Johnson

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull