Vrasjet në Tiranë, Ambasadorja Gjermane:
Stop dhunës ndaj grave

Vrasjet në Tiranë, Ambasadorja Gjermane: <br />Stop dhunës ndaj grave
TIRANË - Ambasadorja gjermane Carola Muller Holtkemper deklaroi sot për radion Deutche Welle Vetëm një ditë më parë u vranë dy vajza në kryeqytet, ndërsa ambasadorja nënvizon faktin se duhet të merren masa emergjente. Sipas saj përballë prezencës së këtij fenomeni, iniciativa e grave ambasadore ka patur mundësi që t’i japë zë këtij shqetësimi.
“Një efekt i parë pozitiv i një vetëdijeje të re më duket, se është fakti që gjithnjë e më shumë gra po denoncojnë dhunën kundër tyre, dhe nuk po heshtin më. Dhunë kundër grave, për fat të keq, ka kudo – edhe në Gjermani. Por këtu duhet punuar me pozicionimin ndaj këtij fenomeni. Dhuna kundër grave – qoftë kjo edhe brenda një raporti martesor – duhet të gjejë përbuzjen e shoqërisë. E për këtë qëllim është e nevojshme nga njëra anë të ketë sanksione rigoroze, por para së gjithash duhet të ekzistojë veprimi dhe ndërhyrja e organeve kompetente të policisë apo gjykatave përkatëse”. Ndërkohë që për problemin e angazhimit më të madh të vajzave dhe grave në politikë, në zbatim të kërkesave që ka Kodi Zgjedhor, kryediplomatja gjermane në Shqipëri shprehet për DW-në: “Me kënaqësi konstatohet se angazhimi politik i shqiptareve është gjithashtu në rritje; e rëndësishme është në fund të fundit, që ato të mund të fitojnë besimin e zgjedhësve. E megjithatë mbetet ende shumë për të bërë, pasi partitë politike jo vetëm që nuk e kanë ruajtur kuotën e përcaktuar të kandidateve femra, por as edhe u dënuan për këtë”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024