Vrasjet, reagon Komuniteti
Mysliman: Zbutni zemrën dhe falni 

Vrasjet, reagon Komuniteti<br />Mysliman: Zbutni zemrën dhe falni 
TIRANE - Vrasjet e ditëve të fundit, të cilat po trondisin çdo ditë mbarë opinionin publik, kanë tërhequr vëmendjen edhe të komunitetit Mysliman Shqiptar. Duke qenë se të gjithë besimtarët myslimanë janë në muajin e ramazanit, Komiteti Mysliman Shqiptar ka përfituar nga ky muaj i shenjtë dhe u ka kërkuar shqiptarëve që të zbusin zemrën e të gjejnë faljen për njëri-tjetrin.

Mesazhin e kanë shpërndarë në rrjetin social “Facebook”. “Shoqëria jonë po përjeton shumë dukuri negative që e dëmtojnë “shëndetin” e saj. Ato nisin që nga familja, në shkollë e komunitet. Nuk flet vëllai me vëllanë për një pëllëmbë tokë, për një shteg, apo një vijë uji, etj. Shpesh këto konflikte kanë përfunduar në tragjedi. Ramazani është muaji i faljes.

Le të shfaqet veprimtaria jonë përmes kësaj vlere të lartë hyjnore për t’u dhënë fund grindjeve e mërive, për të zbutur zemrat dhe falur njëri-tjetrin”, - ka qenë ky mesazhi që KMSH ka shpërndarë jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë qytetarët shqiptarë në “facebook”.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)