Gazeta Shqiptarja.com zbradh dëshminë e autorit të vrasjes dje në Vlorë. Menjëherë pas arrestimit autori i krimit është marrë në pyetje duke pohuar se kanë qenë së bashku me Fatmir Hadon, duke pirë raki, kur më pas nuk e mbante mend se çfarë kishte ndodhur dhe s’kujtonte se për çfarë ishin konfliktuar.“Kam qenë i dehur dhe nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur” ka pohuar Admir Delaj në ambientet e policisë së Vlorës.
Fatmir Hado dhe Admir Delaj ishin së bashku duke konsumuar raki në një nga lokalet e fshatit Kotë, në Vlorë. Por teksa kanë qëndruar së bashku, biseda mes tyre ka marrë nuancat e debatit politik, pasi Hado, ishte dhe kryetar i njësisë Administrative Kote.
Të dy bashkëfshatarët më pas janë konfrontuar me fjalë dhe sharje me njëri-tjetrin dhe për pasojë Admir Delaj, ka shkuar ka marrë çiften që e mbante në makinë dhe ka qëlluar mbi Fatmir Hadon, duke e lënë të vdekur në vend. 65 vjeçari Hado mbante postin e kreut të Njësisë Administrative Kotë, pasi ishte zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia dhe prokuroria e Vlorës kanë marrë në pyetje dhe personat që kanë qenë të pranishëm në lokal, të cilët kanë pohuar se debati mes viktimës dhe autorit të krimit ka nisur pasi kanë qenë të dy të dehur. Sipas një dëshmitari, këta persona janë konfliktuar fizikisht dhe se teme e debatit të tyre kanë qënë partitë politike.
Për ngjarjen në fjalë, prokuroria ka administruar në dosje dhe prova të tjera, të cilat pritet të përdoren kundër të arrestuarit Admir Delaj, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore që do zhvillohet në gjykatën e Vlorës, për caktimin e masës së “arrestit në burg”. Mes personave të pyetur janë dhe familjarët e viktimës dhe autorit të krimit.
Nga nje bised miqesore ,duke konsumuar kafe dhe alkol,ne nje kafenio;te kalimi ne ofeza e mllefe monstruoze ndaj njeri tjetrit,per hesap te partive politike;per te kaluar lehtesisht tek krimi.Kam bindje se krimi eshte parapregatitur nga propaganda- fam keqe- e partive politike.Maria e jeteve njerezore per hesape politike eshte kanibalizem e prostitucion politik.
Përgjigju