Tiranë, vrau aksidentalisht shokun e tij në lokal, burg për autorin, 'arrest shtëpie' për 2 miqtë e viktimës, 4 të tjerë lihen të lirë! Të pandehurit u shfaqen kokulur para gjykatës

Ka mbetur në burg Marjus Dema, 28 vjeç, autori i vrasjes së shokut të tij Mehmet Qemës në zonën e 5 Majit në Tiran. Gjykata e Tiranës ka vendosur të mbajë vetëm 28-vjeçarin, i cili është shfaqur kokulur dhe tepër i mërzitur në seancën gjyqësore. Dema madje gjatë dëshmisë së tij kur u vetëdorëzua në polici ka qarë, ndërsa mes lotëve shprehej se i vinte shumë keq për shokun e tij pasi nuk donte ta vriste por ngjarja ishte aksidentale pasi nuk e dinte që ishte e mbushur.

Gjykata e Tiranës dha masën "arrest ne shtepi' per te dyshuarit Frenkli Myftari, Xhuliano Koçi, ndërsa për Erlin Pekën, Blerim Hotin, Eder Pjetrin dhe Marjus Halilin dha masën ‘Detyrim Paraqitje’

27-vjeçar Mehmet Qema nga Hasi, u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool në lokalin e autorit. Qema pasi u qëllua nga miku i tij u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.  Arma e krimit tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.

Në videon e siguruar nga Report Tv pak minuta para se të ndodhte vrasja, dukej 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal.

Në lokalin e marrë me qira nga Marjus Dema, kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik. Asnjë nga të ndaluarit nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se të gjithë të arrestuarit kanë patur dijeni.

Një ditë më parë policia kontrolli një nga magazinat që ndodhen në afërsi të lokalit në lagjen “5 Maji”, për të parë nëse aty ka prova që të çojnë në një veprimtari të jashtëligjshme me të cilën merreshin të rinjtë.

 

1621071554_1620714023qema.jpg

Foto nga seanca gjyqësore dhe viktima

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Vrasja te 5 Maji, burg për autorin Marjus Dema! Arrest shtëpie për dy prej miqve të viktimë, 4 të tjerët detyrim paraqitje.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për autorin e vrasjes së Mehmet Qemes, Marjus Dema. Masa është dhënë edhe për personat e tjerë ku çaktoi ‘arrest shtepie’ për  Frenkli Myftari, Xhuliano Koçi, ndërsa ‘detyrim paraqitje’ për Erlin Peka dhe Blerim Hoti, Eder Pjetra dhe Marjus Halilin.

Mehmet Qema u vra më një plumb në gjok nga shoku i tij gjatë kohës që ishin duke pirë në lokalin e këtij të fundit mbrëmjen e 10 majit.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsi: 16/05/2021 06:37

    Ashtu si luajti ai me shokun e tij, le te luajn edhe shoket e tjere me te,

    Përgjigju
  • Ergys: 15/05/2021 14:37

    Ca legeni gjoja shok ai kokqypi.E vrau megjithese pa dashje po per te shpetuar b*then e vet tha qe armen e kishte viktima.E vrau dhe per te shpetu b*then desshi dhe ta njolloste per armen.Keta i kane sjelle kot ne qytet se kane ikur per lesh.Me mire te ishin ne fshat re merreshin me bujqesi dhe blegtori e te beheshin djem punetore per se mbari e jo te imitonin buthqirin e sali lushes

    Përgjigju
  • Bircon: 15/05/2021 13:52

    Shkoni prodhoni bitcona tani

    Përgjigju
    • bitcoins: 15/05/2021 15:02

      mire eke ti po duhen pajisjet (ne burg vetem sapun ka), plus qe keta nuk duken si tipa qe e paguajne energjine.

  • Morrat: 15/05/2021 12:53

    Nuk dukeni aq karrderra tani.

    Përgjigju
  • ceni: 15/05/2021 12:39

    pistoleta e mbajne burrat kur e lyp nevoja,jo per qurrashat qe hapen me ate ne dore

    Përgjigju
  • Popull: 15/05/2021 12:32

    Legen, kromash nga ata që hapen bythësh, në burg të kalbet qelbësira!

    Përgjigju
    • Durresi: 15/05/2021 19:37

      Vlonjat,e ke qa

    • vlonjat: 15/05/2021 15:04

      lyrash lamash do te shtoja. ja me keta eshte mbushur shqiperia ngado, se ata qe kane nje cike me shume mend jane ne kafe duke bere leksione online, e lexuar komentet tona.

  • iustitia: 15/05/2021 12:10

    Po gishtin lart e ngriten?! Ptuuuu fustak furullah ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan