Vrau amerikanët, prokurorët:
Burg përjetë për Arid Ukën
FOTO- Nga skena e krimit, dhe gjyqi

Vrau amerikanët, prokurorët: <br />Burg përjetë për Arid Ukën<br />FOTO- Nga skena e krimit, dhe gjyqi
GJERMANI - Prokurorët gjermanë sot kanë kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Prokurori federal i tha gjykatës në qytetin e Frankfurtit, se Arid Uka, 21 vjeçar, mund të ballafaqohet me dënimin maksimal për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, më 2 mars të vitit 2011.

Dy ushtarë të tjerë amerikanë ishin plagosur, poashtu, nga Arid Uka, i cili kishte hapur zjarr në grupin e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, derisa ata po pritnin fluturimin për në Afganistan.
Së pari, vrasjet janë konsideruar si të motivuara nga ekstremizmi islamik në tokën e Gjermanisë.

Por, prokurorët besojnë se Arid Uka, që është i lindur në Mitrovicë në Kosovë, por është rritur në Gjermani, ka vepruar i vetëm dhe nuk i ka takuar ndonjë grupi terrorist. Shpallja e dënimit pritet më 19 janar.
(aq/RFE/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’