Vrau arkitektin italian në sy të gruas dhe fëmijës, shqiptari i arrestuar publikonte foto me armë, pushkë dhe lekë: Bëra budallallëk

Vrau arkitektin italian në sy të gruas dhe fëmijës, shqiptari i arrestuar publikonte foto me armë, pushkë dhe lekë: Bëra budallallëk

Emirjon Marjini

ITALI- Mediat italiane kanë zbuluar detaje për jetën e shqiptarit Emirjon Marjini, 29 vjeç, i akuzuar për vrasjen e arkitektit Roberto Mottura në qershor të këtij viti në Itali.

Kur dhe si ndodhi?

Ngjarja e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco, të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Marjini, 29 vjeç, Mergim Lazri, 24 vjeç dhe Flaogert Syla, 26 vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të vjedhur. Ai ishte në shtëpi me gruan dhe djalit e tij 12-vjeçar, kur zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Në përpjekje për të parandaluar grabitjen dhe për të mbrojtur familje ne tij, njeri prej shqiptarëve, Emirjon Marjini i drejtoi armën dhe e qëlloi në bark duke i marrë jetën.

Kush është 29-vjeçari Emirjon Marjini?

Vrasësi i dyshuar, trupi i të cilit është mbuluar me tatuazhe, publikonte shpesh fotografi me armë në Facebook. Nga profili i tij përveç fotove me pushkë nuk mungojnë as atome lekë mbi trup. Sipas mediave italiane, ai është i martuar me Aleksandrën, me të cilën ka një djalë që tani është pesë vjeç. Siç ka raportuar “La Stampa”, Margjini i besoi historinë një njeriu të afërt, të cilit i tregoi edhe për vrasjen që kreu.

“Një rrëmujë ndodhi, ne ishim tre, e qëllova bëra budallallëk, e vrava”, i tha ai.

Të tre shqiptarët e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje rezultojë pa dokumentacion të rregullt ndërsa njërit prej tyre i ishte plotësuar edhe dekreti i dëbimit.

Vëllai i Robertos, Enrico Mottura ka deklaruar pas arrestimit të tyre: “Tani vrasësit e vëllait tim janë kapur dhe unë shpresoj se ata do të kalben në burg” tha ai.

Të tre shqiptarët e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje rezultojë pa dokumentacion të rregullt ndërsa njërit prej tyre i ishte plotësuar edhe dekreti i dëbimit.

Lidhur me ngjarje e rëndë nga e cila kanë kaluar vetëm pak muaj, ka folur për mediat italiane i prekur vëllai i viktimës. Ai kërkoi që tre përgjegjësit për vrasjen e vëllait të tij të kalben në burg, sepse kjo është ajo që meritojnë.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/10/2021 01:36

    Jo t'i nuk bere budallallek,qellimisht morre shenje dhe qellove.Budallalleku qendron ne faktin se u linde i gjalle dhe akoma ben hije mbi toke.

    Përgjigju
  • Tff: 03/10/2021 18:41

    Sajese per te bere buje. Edhe emrat duken te sajuar. Le te ma vertetoje njeri te kunderten.

    Përgjigju
    • Bregu: 03/10/2021 23:50

      HAJDENI SHQIPTARË PUSA, DHE SHQIPTARE PUSE!... U ÇLIRUAT NGA "DIKTATURA" KOMUNISTE, U KËNAQËT QE TRIDHJETĒ VJET, O TË SHKRETA E TË SHKRETË, NË KAPITALIZMIN E IDEVE FADHISTE!

    • Aaa: 03/10/2021 20:05

      Ashtu të duket ty, sajesë??!!! Emrat mirditorë janë. Dihet kush ka vjedhur pronat e të tjerëve gjithmonë, mirditorët! Të paktën dikur nuk vrisnin,vidhnin e iknin. Se hajdut trim nuk ka.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë