Vrau Artan Cukun, Mikel Shallari
kërkon ndryshim mase sigurie

Vrau Artan Cukun, Mikel Shallari<br />kërkon ndryshim mase sigurie<br>
Mikel Shallari, i akuzuar për vrasjen e ish-oficerit të policisë, Artan Cuku kërkon masë më të lehtë sigurie. 

Ai ndodhet në arrest me burg, vendim ky i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kërkesa e depozituar nga avokati i Shallarit për arrest shtëpie ose në gjendje të lirë, po shqyrtohet sot nga Krimet e Rënda. 

25-vjeçari nga Kuçova akuzohet si person i dyshuar për vrasjen e ish-drejtuesit të lartë të policisë, Artan Cuku, pranë banesës së tij te "Rruga e Kosovarëve". Shallari dyshohet se është paguar për krimin, por hetimet ende nuk kanë zbardhur porositësit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari