TIRANE - Dy vite nga vrasja e balerinës Sonila Tafa në një lokal nate në periferi të Tiranës, prokuroria ka mbyllur hetimet dhe kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të autorit Artur Kuliçaj.
Kuliçaj i njohur ndryshe si i afërmi i ish-zëvendës drejtorit të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj nga moment i vrasjes ka mundur t’i shpëtojë policisë dhe sot rezulton i shpallur në kërkim dhe nga Interpol Tirana.
Gjykimi ndaj Kuliçajt është zhvilluar në 28 seanca në mungesë të tij ndërsa pas pretencës ku kërkohet burgim i përjetshëm pritet vendimi i gjykatësit Martin Deda për të dënuar autorin e vrasjes së balerinës.
Mëngjesin e 5 Prillit 2013 blutë e Tiranës mundën të prangosin Edon Bajraktarin si të përfshirë në ngjajrje, por pas hetimeve rezultoi se vrasja ish kryer nga Kuliçaj, ndërsa Bajraktari kish ndihmuar atë të largohej nga skena e krimit.
Nga policia gjatë prangosjes së Bajraktarit u bë e mundur kapja e një automjeti BMË si dhe sekuestrimi i armës së krimit automatik kallashnikov.
Në ngjarje veç balerinës që humbi jetën, mbeti e plagosur dhe një shtetase ndërsa gjithçka rezulton të ketë nisur pas një konflikti banal midis Kuliçajt dhe truprojave të lokalit.
Artur Kuliçaj nga kërkimet që policia ka bërë në disa qytete të Shqipërisë rezulton të mos jetë gjetur ku mendohet se ai është larguar jashtë vendit dhe ka ndërruar identitet për t’iu shmangur arrestimit.
Njoftimi i plote i Prokurorise se Tiranes
Prokuroria e Tiranë kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin Artur Kuliçi, i akuzuar për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e shtetases Sonila Dervishi (Tafa), ngjarje e ndodhur në 05.04.2013, në një lokal nate, në periferi të Tiranës.
Gjatë gjykimit ka rezultuar se i pandehuri, i cili është hetuar me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë”, pas një konflikti në ambjentet e lokalit fizik me disa shtetas të tjerë, në shenjë hakmarrje, ka pritur sapo personat kundërshtarë kanë dalë nga lokali dhe u ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e ambjentit. Nga të shtënat ka mbetur e vdekur shtetasja Sonila Tafa, si edhe është plagosur shtetasja R.K, të cilat nuk ishin objektiv i sulmit me armë nga i pandehuri.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar me një automjet, i cili më pas është gjetur në shtëpinë e një mikut të tij. Nga ky moment, autori Artur Kuliçi është larguar dhe nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO