Tomor Çela, 56-vjeç, është deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot dhe do të vuajë dënimin me 23 burg nga gjykata shqiptare. Ish polici Çela është i dënuar me 23 vite burg pasi bashkë me vëllain kanë vrarë në vitin e mbrapshtë 1997 Elton Danin e Ledian Hoxhën.
Policia e Shtetit bën me dije se ekstradimi është kryer si rezultat i një operacioni 1-vjeçar, të kryer në bashkëpunim nga Interpol Tirana me Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Vendimi i Gjykatës që e shpalli në kërkim Tomor Çelën është marrë që më 24 shkurt 2014, e cila i dha 23 vite heqje lirie për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USNCN), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri të shtetasit Tomor Çela, për t'u përballur me organet e drejtësisë shqiptare.
Si ndodhi vrasja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani. Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Ky vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011 Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim.
Te kishte vrare hasmin e vete me mire sesa ka marre ne qafe 2 njerez pa lidhje . Jo me parakalove jo me perplase. Me vjen keq Tomi.
Përgjigju