Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Maksim Hodaj, të shpallur në kërkim për vrasjen e bashkëshortes, të dënuar me 18 vite burgim.

46-vjeçari, banues në fshatin Armen të Vlorës do të duhet të kryejë edhe gjysmën e mbetur të dënimit prej 9 vitesh, 2 muaj e 26 ditësh burg.

Njoftimi i policisë:

 Vlorë

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për Vrasje, i dënuar me 18 vite burgim.

Strukturat Policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet Policore të Komisariatit Vlorë në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien para drejtësisë autorët e veprave penale, kryesisht shtetasit e shpallur në kërkim për krime të rënda, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:

Maksim Hodaj, 46 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.

Këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të Vrasjes, të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Shtetasi do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg.

Ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2009, në fshatin Armen ku ky shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.