Vrau burrë e grua në 99-ën
arrestohet nga policia greke

Vrau burrë e grua në 99-ën<br />arrestohet nga policia greke
Policia greke ka kryer arrestimin e një personi të shpallur në kërkim në Shqipëri dhe të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

36 vjeçari Feta Faslli Kaja u dënua me burgim të përjeshtshëm për vrasjen e dy bashkëshortëve në qytetin e Fierit në vitin 1999. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.44, datë 27.02.2002, e ka dënuar shtetasin Feta Kaja, me “Burgim të përjetshëm“, për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi Feta Kaja dhe Viktor Pelivani e Jurgen Bacja në vitin 1999 hynë në banesën e Bajram Driza dhe Natasha Driza për të kryer vjedhje. Pasi janë diktuar nga cifti në momentin e vjedhjes, Kaja ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani