Vrau dhe murosi shqiptarin me porosi të ish-të dashurës, 47-vjeçari italian dënohet me 24 vite burg

Vrau dhe murosi shqiptarin me porosi të ish-të dashurës, 47-vjeçari italian dënohet me 24 vite burg

Pamje nga vila ku ndodhi ngjarja

Italiani Salvatore Tambe është dënuar me 24 vite burg pasi akuzohet se është i përfshirë në vrasjen dhe më pas murosjen e shqiptarit, Astrit Lamaj 42-vjeç. Ngjarja e rëndë e ka zanafillën në vitin 2013, kohë kur shqiptar rezultoi i zhdukur, por më pas doli që ai ishte vrarë dhe murosur me urdhër të partnerit të tij, Carmela Sciacchitano.

Astrit Lamaj e pagoi me jetë vendimin për t’u ndarë nga partnerja Carmela Sciacchitano, 64-vjeçe, për një grua më të re. Sipas hetuesve, motivi i krimit erdhi për çështje pasioni. Shqiptari u zhduk nga Genova në Janar të 2013-s dhe skeleti i tij u gjet 6 vjet më vonë, më 15 Janar të 2019-s. Lamaj, 42-vjeç, ishte i njohur për forcat e rendit italiane, për shpërndarje droge. Ai u vra nga një komandë prej 5 personash.

Trupi i shqiptarit të identifikuar si shtetasi, Astrit Lamaj u gjet më 19 Janar të këtij viti, ku gjatë një rikonstruksioni që po i bëhej një vile antike  në komunën Senago në provincën e Milanos.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump