Gjykata e Tiranës ka dënuar me 25 vjet burg Isuf Hasën.  Ky i fundit, auzohet për veprën penale ‘Vjedhje me pasojë vdekjen’, mbi ngjarjen e ndodhur në Shëngjergj të Tiranës në datë 13 Janar 2025.

Hasa goditi për vdekje me çekiç fqinjin e tij Xhemal Meta dhe i mori paratë që mbante në një qese të lidhur në qafë.

Viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi.

Hasaj i pyetur dhe ripyetur nga prokuroria, pranoi se goditi fqinjin e tij pasi kishin pirë kafen e mëngjesit pas mllefit të akumuluar prej kohësh, duke qenë se viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë, pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi, e nuk dinte çfarë bëhej me gruan e tij

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës

Gjykata, në bazë të nenit 141 të Kodit Penal dhe nenet 383, 384, 406 të Kodit të Procedurës Penale;

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehuri I. H. për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” të parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

2. Vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij dt. 15.01.2025 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

3. Sendet e sekuestruara me procesverbalet për sekuestrimin e sendeve dt. 15.01.2025, kartëmonedhat, t’i kthehen pronarit të ligjshëm, ndërsa 1 . me ., me ., të kalojë në favor të shtetit

4. Shpenzimet procedurale të kryera në fazën e hetimeve paraprake dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit, ndërsa shpenzimet për mbrojtësen e caktuar kryesisht, të paguhen nga shteti.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm,  brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të tij.