Vrau fqinjin në Durrës, 39-vjeçari lihet në burg: Më kishte borxh 200 mijë lekë të vjetra

Vrau fqinjin në Durrës, 39-vjeçari lihet në burg: Më kishte borxh 200 mijë lekë të vjetra

Fatjon Janina duke dalë nga pallati pasi vrau të moshuarin

Arrest në burg vendosi Gjykata e Durrësit për Fatjon Janina, 39-vjeçarin që akuzohet se vrau fqinjin e tij, Paulin Gila. Ndaj tij rëndojnë dy akuza "vrasje me dashje" dhe "prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje etë armëve të ftohta".

I pyetur nga gjyqtari Rexhep Bekteshi rreth motivit të ngjarjes, Janina mbajti të njëjtin version siç kishte thënë edhe përpara grupit hetimor në momentet e arrestimit të tij.

Sipas tij, viktima, Paulin Gila, i kishte borxh 200 mijë lekë dhe nuk ia kthente. 82-vjeçari jetonte i vetëm në apartamentin e tij, ku edhe u gjet i vdekur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit më 30 dhjetor 2024.

Janina e pa 82 vjeçarin në shkallët e pallatit dhe i kërkoi të fliste për borxhin. Më pas u futën në shtëpinë e të moshuarit, ku pas një debati ky i fundit, sipas autorit, tentoi ta godiste me çekiç duke e quajtur dhe ‘drogaxhi’. Fatjoni gjeti një thikë dhe e gjuajti 82-vjeçarin duke i shkaktuar plagë në fyt dhe duke e lënë të vdekur në banesë.

Më pas doli nga shtëpia, duke e mbyllur derën me çelës nga jashtë dhe u largua i qetë, siç shihet edhe në këto pamje që siguroi Shqiptarja.com

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat

Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat