Vrau fqinjin në Durrës, burg autorit

Vrau fqinjin në Durrës, burg autorit

Lokali ku ndodhi krimi

Gjykata e Durrësit vendosi masë arrest me burg për Ndue Zefin, vrasësin e fqinjit në Durrës, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt në zonën e ish-Kënetës.

Ndue Zefi  u vetëdorëzua disa ditë më parë në policinë e Shkodrës. Ai vrau me armë automatike fqinjin e tij pas një debati mes tyre në një lokal.

I pajetë mbeti Martin Ndreca, i cili banonte në atë zonë dhe ishte në lokal me personin që e vrau pas një konflikti për motive të dobëta që nisi mes tyre.

Në polici, autori ka pranuar autorësinë e krimit, dhe ka treguar edhe vendndodhjen e armës me të cilën qëlloi fqinjin.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur