Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses Operacionin për kapjen e një shtetasi në kërkim për "Vrasje" në vitin 1995, për të cilën është dënuar me 17 vite burg.

Vladimir Kamberaj, 46 vjeç, banues në Vlorë u vu në prangat e policisë mëngjesin e një dite më parë. Ai u arrestua në dalje të qytetit të Vlorës. 

Ky shtetas kërkohej nga policia si autor i ngjarjes së ndodhur më 19 Nëntor të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku ka kryer veprën penale të "Vrasjes" pasi ka vrarë me "koster" fqinjin e tij, shtetasin D.B., për motive pronësie.

Ndërroi identitet, iu fsheh drejtësisë
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas për t'iu fshehur drejtësisë shqiptare, ka perdorur edhe identitetin tjetër si: Arqile Muçi.

Policia po kryen hetimet e mëtejshme për implikimin e këtij shtetasi në ndonjë vepër tjetër penale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com