Vrau gomistin për gomën, dështojnë
përpjekjet për dorëzimin e Mzhikës

TIRANE- Policia e Tiranës kishte mbajtur kontakte me familjarët apo të lidhje të afërta shoqërore të agjentit Xhevahir Mzhika, për ta bindur këtë të fundit të vetëdorëzohet apo për të ndërmjetësuar një kontakt me të.
 
24 orë pas krimit policia nuk ka patur asnjë sinjal nga Mzhika, ndërsa janë intensifikuar kërkimet në kryeqytet dhe në Burrel, ku agjenti sekret ka qenë i përfshirë në disa biznese minerare dhe ku dyshohet se ka mundësitë më të mëdha për t’u fshehur.
 
Burimet policore thanë për "A1 Report" se profesioni që ka kryer dhe mundësitë financiare e bëjnë të vështirë arrestimin e Mzhikës, ndaj dhe u tentua me negociata për vetëdorëzimin e tij.
 
Mzhika ekzekutoi pas një debati në gomisteri për blerjen e një gome që sipas tij nuk ofronte parametrat e sigurisë, gomistin 33-vjeçar Florian Selmani.
 
Për realizimin e krimit SHIK-asi, i cili ishte larguar nga Shërbimi Informativ në periudhën që e drejtonte Bahri Shaqiri, dhe rikthyer në periudhën e shefit aktual Visho Ajazi Lika; ka përdorur një pistoletë që e mbante pa leje e tipit Zastava-MiniBlow.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Integrimi  në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe

Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe