“Nuk mbaj mend shumë gjëra, isha i dehur”. Kjo ishte deklarata e 27-vjeçarit shqiptar, i arrestuar në Greqi pasi dyshohet për vrasjen e një shtetas grek. Vrasja ka ndodhur në orët e para të ditës së diel. E gjitha nisi të shtunën vonë, kur ai shkoi në qendër të kryeqytetit grek bashkë me motrën. Pasi doli nga një lokal, i riu shqiptar, indetiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sulmoi 43-vjeçarin grek pasi po i shqetësonte të motrën. Të dy nisën një përleshje fizike, e cila zgjati pak minuta pasi kalimtarët ndërhyrë duke i ndarë. Pasi u ndanë greku u nis drejtë spitali por kishte mbërritur i vdekur.