Vrau gruan, djalin me aftësi të kufizuara, 2 pronarët e apartamentit ku jetonte dhe më pas qëlloi veten, në gjendje të rëndë shëndetësore autori 83-vjeçar italian
Foto nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 83-vjeçar, Renzo Tarabella me një armë zjarri, vrau gruan e tij, djalin me aftësi të kufizuara dhe dy bashkëshortët e moshuar, pronarë të apartamentit në të cilin jetonte, në Torino.
Sipas mediave italiane, kur karabinierët u përpoqën të hynin në shtëpi me ndihmën e zjarrfikësve, burri qëlloi me të njëjtën armë edhe veten, duke u plagosur rëndë.
Ngjarja e rëndë u zbuluar fillimisht nga vajza e bashkëpronarëve, e cila pasi prindërit e saj nuk i përgjigjeshin telefonatave të saja, vendosi t’i vizitonte, por sërish nuk mori asnjë përgjigje, gjë që e bëri të alarmohej dhe të lajmëronte policinë.
Trupat e pajetë të Katër viktimave, gruaja e Trabellas, 79-vjeçarja Rosaria Valovatto, djali me aftësi të kufizuara 51 vjeç dhe pronarët e shtëpisë Osvaldo Dighera, 74 vjeç dhe Liliana Heidempergher, 70 vjeç, u gjetën nga karabinierët pas përpjekjeve intensive për të hyrë në apartament, rreth orës 3 të mëngjesi.
Autori i vrasjes së katërfishtë, i cili në momenti që zbuloi se karabinierët po mundoheshin të hynin në shtëpi qëlloi dhe vetën, aktualisht gjendet në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk janë bërë me dije arsyet të cilët kanë shtyrë autorin të kryejë këtë krim makabër.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VIDEO/ Hamilton nget për herë të parë Ferrarin, tifozët në festë
22 Janar, 17:42
-
Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia
22 Janar, 17:42
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55
-
Itali/ Makinë me qira dhe Google Maps për të trafikuar kokainën, në pranga shqiptari 24-vjeçar
22 Janar, 15:33
-
Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
22 Janar, 15:19
-
Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri (VIDEO)
22 Janar, 14:48
-
Itali/ Po punonte në kantierin e ndërtimit, humb jetën shqiptari 63-vjeçar në Rovato! Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon vdekjen nga shkaqe natyrore (EMRI)
22 Janar, 10:48
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Italia do të mbajë referendum historik për lehtësimin e rregullave të shtetësisë
22 Janar, 08:50
-
Rol delikat në marrëdhëniet e ngushta Shqipëri-Itali, kush është Marco Alberti, ambasadori i ri italian në vendin tonë
21 Janar, 20:33
-
Itali/ Aksidenti ku vdiq 13-vjeçarja shqiptare, makina lëvizte me 150 km/h! Shoferi ‘kyç’ gojën, hetohet për vrasje
21 Janar, 19:56