Vrau gruan e djalin, avokati amerikan shpallet fajtor: Kisha varësi, merrja 3 gramë kokainë në ditë

Një nga avokatët më me emër në Karolinën e Jugut Alex Murdaugh, çështja e të cilit po bënë bujë në SHBA, duke vënë në lëvizje gazetarë e jurist,  është shpallur fajtor për vrasjen e gruas dhe djalit të tij duke hequr vëmendjen nga krimet e tij financiare prej miliona dollarësh.

54 vjeçari që ka pretenduar se  në pikun e varësisë përdorte deri në 3 gramë kokainë në ditë, një shpenzim deri në 50,000 dollarë në javë, do të përballet me 30 vite deri në burgim të përjetshëm pa lirim me kusht, për çdo akuzë për vrasje. Më herët ai pranoi akuzat për mashtrim ku për një vit të vetëm vodhi 3.6 milionë dollarë.

Për vite me radhë ai kishte vjedhur nga partnerët e tij ligjor dhe klientët e tij.  Maggie dhe Paul Murdaugh u qëlluan nga një distancë e afërt në pronën e tyre familjare më 7 qershor të vitit 2021. Gjykatësi Clifton Neëman hodhi poshtë një mocion mbrojtës.

Murdaugh ishte dikur një avokat me ndikim dhe për dekada deri në vitin 2006 anëtarët e familjes së tij kishin shërbyer si prokurorët kryesorë në zonë. Ndikimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm sa që juridiksioni u bë i njohur si “Vendi Murdaugh”

Megjithatë Çështja ndaj tij bazohej tërësisht në prova rrethanor dhe asgjë  drejtpërdrejtë. Prokuroria u përqendrua në një video inkriminuese të Snapchat të marrë nga djali i Murdaugh pak para vrasjeve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK