TIRANE - Rreth 18 orë pasi vrau babain e vajzës me të cilin kishte qenë i fejuar dy vite me parë dhe plagosi nënën e saj në banesë, policia e kryeqytetit e ndihmuar dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arrestuan autorin Altin Aluku 38 vjeç nga Kashari.
Burime të policisë thanë se Altin Aluku u kap pranë fshatit Prush rreth orës 03.20 minuta. Mësohet se gjatë arrestimit Aluku nuk ka bërë rezistencë ndaj efektivëve të policisë.
Ne kete foto te siguruar nga A1 Report eshte arma e krimit, tip kallashnikov me te cilen autori qelloi per vdekje ish-vjehrrin e tij. Arma u gjet e braktisur nga policia ne nje ferre gjate aksionit qe vijoi pergjate gjithe nates ne zonen e Koder Kamzes deri ne kapjen e autorit.

Ndërkohë gjatë orëve të mbrëmjes së të dieles u arrestoi edhe babai i autorit të vrasjes, Skënder Aluku, pasi gjate një kontrolli të ushtruar në banese iu gjetën dhe sekuestruan 170 fishekë.
Altin Aluku vrau mëngjesin e së dielës ish-vjehrrin e tij Lutfi Xhaferri 56 vjeç dhe plagosi bashkëshorten e tij Naime Xhaferri 55 vjeç, e cila pas marrjes se ndihmës së nevojshme ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO