Vrau ish-bashkëshorten në shtëpinë e prindërve të saj, Elton Meta mbërrin në Gjykatën e Fierit! Familja kërkon burgim të përjetshëm

Ka mbërritur në gjykatën e Fierit, me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore, Elton Meta, autori i ngjarjes ku mbeti e vrarë në 10 shtator të një viti më parë, 23-vjeçarja Sabrina Bengaj.

Pas dy seancave joefektive, trupi gjykues shqyrton këtë 15 shtator në themel vrasjen e Sabrinës. Kujtojmë se seanca e parë nuk u zhvillua për shkak të mungesës së paraqitjes së të pandehurit, ndërsa e dyta pas bojkotit të avokatëve. Trupi gjykues përbëhet nga treshja  Alfred Ikonomi, Ejona Lazellari dhe Sonila Hoxha.

Në gjykatën e Fierit ka mbërritur avokati i familjes së Sabrinës, Sajmir Visha, i shoqëruar nga familjarët e saj, i cili për median është shprehur se burgimi i përjetshëm është i vetmi dënim për autorin e kësaj ngjarjeje. Elton Meta, nga ana tjetër, mbrohet nga avokati Kujtim Cakrani.

Prokuroria ka akuzuar Elton Bengajn (Meta) për veprat penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në dëm të viktimës, ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj, e moshës 23 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 10 tetor 2021, brenda banesës së prindërve të 23-vjeçares. Sipas prokurorisë, ish-bashkëshorti Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Po ashtu Sabrina ka deklaruar se në shtator të vitit të kaluar ajo kishte parë në Facebook foto të bashkëshortit me një vajzë tjetër dhe se e tronditur kishte marrë vajzën duke u larguar në banesën e prindërve. Pas kësaj, në shtator të 2020-ës Elton Meta shkoi në shtëpinë e prindërve të Sabrinës me kallashnikov duke marrë peng të gjithë familjen. Për këtë ngjarje Meta ka thënë se kishte shkuar me kallashnikov për të vrarë veten, nëse Sabrina nuk do të kthehej me të, pasi e donte. Ai u vu në prangat e policisë për këtë ngjarje, por kamuflimi se ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ishte skema që Elton Meta përdori për të fituar lirinë nga burgu, edhe pse ndaj tij ishin ngritur 3 vepra të rënda penale.

Elton Meta dhe Sabrina Bengaj.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë