Pas ngjarjes tragjike në Fier, nipi dhe i vëllai i viktimës thanë për Report Tv, se autori ishte një person problematik dhe e kishin denoncuar disa herë në polici.

 “E kanë denoncuar disa herë në polici. Ndjeva krismat në orën 05:00  në shëpinë e xhaxhait. Është  ngjarje e paralajmëruar disa herë”, tha nipi.

“Dëgjuam zhurmë dhe bërtitje, thoshte hajde se do ju vras të gjithëve. Policia erdhi pas një ore”, tha vëllai i viktimës.


Lajmi kryesor:

Roskovec/ Vdes ish-vjehrra e Refit Buzit! 35-vjeçari vrau ish-vjehrrin, mori peng ish-bashkëshorten dhe më pas u vetëvra pas 7 orësh negociata me forcat e RENEA-s (Foto+Video)