Vrau kamarierin për një rezervim, Erjon Llapushi me precedent të mëparshëm penal, nga kanosje tek plagosja e rëndë me dashje

Vrau kamarierin për një rezervim, Erjon Llapushi me precedent të mëparshëm penal, nga kanosje tek plagosja e rëndë me dashje

Erjon Llapushi, autor i vrasjes së kamarierit Gazment Kurmaku, rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Dy vite më parë, Llapushi, së bashku me Saimir Frahollin u futën në mënyrë të dhunshme aksionerë në një kompani private e transportit rrugor. Shqiptarja.com risjell skemën sesi të dy nëpërmjet kanosjes synonin të bëheshin aksionerë në një kompani.

Fraholli e Llapushi synonin t'i merrnin pasurinë me dhunë dhe presion psikologjik dy biznesmenëve në Pogradec. Përgjatë dy muajve hetime u provua se Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi, nëpërmjet formave të ndryshme kishin mundur t'i marrin 17 për qind të aksioneve një kompanie private që ka si objekt transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë.

Sipas hetimeve të prokurorisë aksionet pasi janë marrë janë shitur tek një person tjetër. Mirëpo pas futjes me dhunë në këtë kompani të dy kanë nisur përpjekjet për tu futur aksionerë në një kompani tjetër private në Pogradec, por që nuk kanë mundur ta mbyllin me sukses këtë “operacion”, për shkak edhe të ndërhyrjes së policisë dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë bërë arrestimin e dy të rinjve nga Pogradeci Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi.

Denoncimin në Polici e kanë bërë fillimisht 2 vëllezër, të cilët ishin kërcënuar nga Llapushi dhe Fraholli, në mënyrë që t’i jepnin aksione në bizneset e tyre.

Por, pas këtij denoncimi dhe hetimeve të kryera, sipas Prokurorisë, rasti nuk ishte i vetëm, por kërcënime kishin marrë edhe disa persona të tjerë.  Veprimtaria kriminale, për të cilën dy të rinjtë akuzohen, dyshohet se ka filluar në maj të vitit 2018 dhe në vijim, ku dy të akuzuarit dyshohet se kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes dhe dhunës, disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve, ngjarje të ndodhura në qytetet e Pogradecit dhe Korçës.

Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”. Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.


Lajmi kryesor:

U godit me sende të forta nga klienti, ndërron jetë në spital pas 5 ditësh kamarieri në Elbasan! Sherri nisi për një tavolinë të rezervuar


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë