Vrau komisarin Arben Zylyftari,
lirohet nga burgu Genc Tafili

Vrau komisarin Arben Zylyftari,<br />lirohet nga burgu Genc Tafili<br>
Lirohet nga burgu Genc Tafili, vëllai i Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar dje me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri, ku humbi jetën edhe babai i vëllezërve Tafili, Bahri Tafili. Për lirimin ka reaguar edhe prokuroria që kërkon nga KLD që të verifikojë vendimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha.

VIDEO/ Gjykata e Krujës ka dhënë liri me kusht për Genc Tafilin

Deklarata e prokurorisë
Gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka pranuar kerkesen e te denuarit Genci Tafili i cili vuante denimin ne Fushe-Kruje per lirim para kohe me kusht dhe ka urdheruar lirimin e tij te menjehereshem nga vendi i vuatjes se denimit duke e urdheruar ate qe te mbaje kontakte me Zyren e Sherbimit te Proves Kruje.

Prokuroria e Krujës vlerëson vendim i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje eshte marre ne kundershtim te hapur me ligjin dhe se perben shkak qe nese cmohet si i tille te informohet Keshilli i Larte i Drejtesise per te verifikuar veprimtarine ne kundershtim me ligjin te gjyqtares per kete rast.

I denuari Genci Tafili qe eshte liruar me kusht ka qene duke vuajtur denimin per vepren penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c te K.Penal, konkretisht behet fjale per vrasjen e Drejtorit te Policise se Shkodres, Arben Zylyftari dhe i kishin mbetur per te vuajtur me shume se tre vjet burgim.

Megjithese ai rezulton te jete nje person me rrezikshmeri te larte, as kjo rrethane dhe as rrethanat e tjera te parashikuara ne ligj nuk jane marre ne konsiderate nga gjyqtarja ne fjale.

Neni 64 i K.Penal thotë se “ Lirimi me kusht “ , parashikon shprehimisht se “ ..... nuk lejohet lirimi me kusht per te denuarin perserites per krime te kryera me dashje si dhe per te denuarit per kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i trete nenit 100 te K.Penal”.

Ne rastin konkret megjithese dispozita ndaluese per nenin 79/c eshte nje dispozite urdheruese dhe per kete shkak prokurori ne seance ka kerkuar qe te rrezohej kerkesa e te denuarit, Gjykata e ka injoruar kete pengese ligjore dhe ne shkelje te plote te ligjit ka urdheruar lirimin e tij.

Vendimi i Gjykates eshte ankimuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kruje qe te nesermen e dhenies se tij.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja