Vrau kushëririn me sëpatën
e bagëtive, pranga 54 vjeçarit

Vrau kushëririn me sëpatën<br />e bagëtive, pranga 54 vjeçarit
POGRADEC – Policia e Pogradecit ka rrestuar 54 vjeçarin Gurali Dikellari, si njeriun që dyshohet se ka vrarë kushëririn e tij, Mirosh Bejkollari një ditë më parë.
Bejkollari, banues të fshatin Vërdovë u gjet dje i vdekur në oborrin e shtëpisë së kushëriruit të tij ku po punonte prej ditësh.
Policia e qytetit, mbrëmjen e djeshme ka arrestuar pronarit e banesës, Gurali Dikellari, i cili dyshohet se ka goditur për vdekje djalin e tezes Miroshin.
"Gjatë kontrollit të imtësishëm në banesë, u gjet dhe u sekuestrua dhe një sëpatë me gjak, për të cilën pronari Dikellari, (njeri me precedentë penale) thotë se e ka përdorur gjatë përgatitjes së mishit të bagëtive për pastërma", thonë burimet zyrtare policore. Të njëjtat burime pohojnë se në telefonin cellular të Dikellarit janë gjetur disa mesazhe kompromentuese.
konfirmojnë burimet zyrtare të policisë së Pogradecit. Ajo që përforcon dyshimet se kushëriri i viktimës është vrasësi janë pohimet nga policia se ka gjetur mesazhe kompromentuese në telefonin e Gurali Dikellarit
Sipas mjekëve të ekspertizës, viktima Bejkollari është qëlluar me mjete të forta prapa kokës dhe dyshohet që të jetë vrarë.
“Për ekzaminime sa më të sakta kemi kërkuar ndihmën e Laboratorit të Kriminalistikës në Tiranë.",pohoi Hasan Laho, mjek pranë grupit hetimor. Policia ka sekuestruar një sëpatë me shenja gjaku, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, Dikellari ka mohuar të jetë autor i vrasjes, duke shtuar se shenjat e gjakut në sëpatë janë nga përdorimi i saj për përpunimin e mishit për pastërma.
Në pranga veç 54 vjeçarit ka përfunduar edhe vjehrra e tij, Leke.


VRASËSI I DYSHUAR, ME PRECEDENTË PENALË
Gurali Dikellari rezulton te jetë person me precedentë penalë në dosjet e drejtësisë shqiptare. Ai është dënuar vite më parë për trafik klandestinësh në itinerarin Shqipëri-Maqedoni-Greqi. Ai është kapur, torturuar dhe dëbuar nga policia greke në vitin 2004 për trafik klandestinësh.
Ndërsa në vitin 2006, policia e Shkodrës e arrestoi bashkë me një grup vendasish që përgatitnin bomba me telekomandë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar