MAT - Dalin pamjet e arrestimit nga policia të autorit të masakrës së trefishtë në Mat. Një tjetër mbeti i plagosur nga kjo ngjarje. Viktimat u qëlluan brenda një lokali në fshatin Shëlli në Njësinë Administrative Lis, teksa ishin duke drekuar. Autor i kësaj masakre u identifikua 51-vjeçari Kujtim Koxha, 51-vjeç. Policia publikoi pamjet e arrestimit të autorit i cili u kap një orë pas krimit në fshatin Burgajet, pasi u angazhuan 40 forca policore.
Njoftimi i plotë
Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.
Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.
Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Lajmi kryesor:
Masakër në Mat për një shuplakë, vriten 2 punonjës të Bashkisë dhe 1 banor pas sherrit për rrugën, kapet autori/VD
/Shqiptarja.com
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Punë bën vetëm Ligji i Ligjeve! Ai i bën egërsirat, pula!
Përgjigju