POGRADEC - Gjykata e Pogradecit ka dhënë 19 vite burg për Xhensi Lipo për veprën penale “Vrasje me dashje”, dënim të cilin 20-vjeçari do të kryejë në burgun e sigurisë së lartë. Çështja është shqyrtuar nga prokurorët Rushit Hamzallari dhe Sotir Kllapi nisur nga provat e siguruara e konsideruan 20 vjeçarin si person të rrezikshëm.
 
Trupi gjykues i përbërë nga Niko Rapi, Admir Belishta, Besnik Shehu nuk pranoi gjykimin e shkurtuar, duke vendosur t’i japin 19-vjeçarit dënimin me 19 vite burg, pavarësisht pendimit të 20 vjeçarit, Xhensi Lipo për krimin e kryer.
 
Xhensi Lipo në 18 dhjetor 2013 ka vrarë me gurë bashkëfshatarin e tij Erjon Ibi, 38 vjeç, duke e qelluar disa here dhe më pas e ka hedhur në kanal dhe mbuluar me ferra trupin e tij, ne vendin e quajtur Kovacana, fshatin Cerrave të Pogradecit.
 
Ka qenë babai i tij, Detar Lipo ai qe e denoncoi të birin 20-vjeçar pasi ky i fundit i kishte rrëfyer atij të gjithë rrjedhën e ngjarjes deri në kryerjen e krimit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)