Vrau me skaf turisten në Ksamil
arrestohet biznesmeni/FOTO 
Ekspertiza/15-vjeçarja ruse u godit nga helikat

SARANDE - 15-vjeçarja ruse, Kseniya Ryok, e cila humbi jetën dje në plazhin e Ksamilit, është goditur nga një skaf dhe vdekjen e saj e kanë shkaktuar mjete prerëse helikë.

Ky është rezultati i ekspertizës së spitalit të Sarandës për shkaqet e vdekjes së turistes. Burime pranë spitalit të Sarandës thanë për Shqiptarja.com se ekspertiza ka saktësuar pikërisht mjetet prerëse tip helikë si shkak për vdekjen tragjike të Kseniya Ryok nga Shën Petersburgu.

Policia zbulon skafin, arreston pronarin e mjetit
Policia ka zbuluar dhe sekuestruar skafin që dyshohet se ka goditur të miturën si dhe ka arrestuar pronarin e mjetit lundrues, Ermal Fataj.

Policia bën me dije se nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë ka rezultuar se mjeti lundrues i përket shtetasit Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil.

Ai ka tentuar të fshehë skafin por është zbuluar menjëherë nga uniformat blu. Mësohet se Fataj është marrë në pyetje për disa orë në polici dhe ka mohuar akuzat. Por nga ana tjetër në helikën e skafit u gjetën flokë, të cilat po i nënshtrohen analizave të ADN-së për të vërtetuar nëse i përkasin 15-vjeçares nga Shën Petersburgu. 

Fataj është një biznesmen nga Ksamili që ka në pronësi disa mjete lundruese që i përdor për të shëtitur turistë në ishujt e Ksamilit

Kseniya Ryok u nxor e pajetë nga plazhi i Ksamilit një ditë më parë, pasi u pikas nga familjarët teksa pulsonte mbi ujë.

Ajo kishte plagë në kokë dhe trup, të cilat për pasojë i kanë shkaktuar vdekjen, ndërsa dëshmitarë okularë tha se pranë vendit të ngjarjes kishte kaluar një mjet lundrimi. 

[gallery]23199[/gallery]

Vdekja e turistit rus vjet në Himarë
Edhe një vit më parë në Himarë humbi jetën një turist rus, Denis Kaimov pasi u aksidentua nga skafi i biznesmenit nga Elbasani, Fatmir Kuçi. 

Ai humbi jetë për shkak të plagëve të rënda në kokë dhe gjymtyrë. 

Plazhet pa vrojtues, siguria zero
Ngjarja e fundit në Ksamil, rëndon edhe më tepër skandalin e plazheve shqiptare, ku krahas mungesës së vrojtuesve dhe Rojeve Bregdetare nuk ka as siguri nga mjetet e lundrimit. Në plazh mungon ndihma e shpejtë. Nuk ka as sinjalistikë për hapësirën e dedikuar për not.

15-vjeçarja ruse po pushonte me familjen e saj në Ksamil
Kseniya Ryok, 15-vjeçarja ruse e cila humbi jetën dje, po pushonte në Ksamil me familjen e saj pranë vendit të quajtur "Tre ishujt".

Vajza kishte plagë në kokë dhe trup, ndërsa ishin familjarët ata të cilët hodhën dyshime se e mitura ishte goditur nga një mjet lundrimi.

Ndërsa Prokuroria dhe Policia nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. 

Trupi i pajetë i ruses u dërgua në morgun e spitalit të Sarandës për t'iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore.

Edhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes pohojnë se pranë vajzës ka kaluar me shpejtësi një mjet lundrimi, ndërsa pas 10 minutash ata kanë pikasur trupin e pajetë që pulsonte në ujë. 

Përsëritet i njëjti rast si një vit më parë në plazhin e Himarës kur turisti rus, Denis Kaimov gjithashtu u godit nga motoskafi i biznesmenit Fatmir Kuçi dhe për rrjedhojë humbi jetën për shkak të gjymtimit.

Report TV në Ksamil, në vendin ku humbi jetën 15- vjeçarja ruse
Report TV ka shkuar në Ksamil, në vendin ku një ditë më parë humbi jetën 15- vjeçarja ruse, Ksenia Ryok.

Në një lidhje me gazetarin Piro Nase, është bërë e ditur se edhe mëngjesin e sotëm në brigjet e Ksamilit, ende nuk ka një patrullë të rojeve bregdetare, një detyrim për të cilin në autoritet lokale kanë pasur edhe kërkesa nga pushuesit, por që ende nuk është zbatuar.

Në zonën e “Tre Ishujve”, gjatë ditës së sotme është ndalur qarkullimi i mjeteve lundruese me motor, pasi kjo zonë konsiderohet ende si vendi i krimit, pasi shkak për vdekjen e 15- vjeçares, dyshohet të ketë qenë një goditje nga një motor uji.

Trupi i Kseniya Ryok, ndodhet në morgun e qytetit të Sarandës, ku iu krye autopsia nga ekspertë, me kërkesë edhe të autoriteteve ruse.

Për vdekjen e turistes përveç prindërve të saj, kanë dëshmuar në polici edhe tre persona të tjerë të cilët ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Familjarët e saj kanë deklaruar në polici se shkak për vdekjen e vajzës tyre ishte goditja nga një mjet lundrimi, ndërkohë në trupin e saj janë konstatuar plagë në trup dhe në kokë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen