Vrau me thike ish-gruan, banorët
e lagjes: Nuk iu afruam, kishim frikë

Vrau me thike ish-gruan, banorët<br />e lagjes: Nuk iu afruam, kishim frikë
TIRANE - Banorët e rrugës "Tefta Tashko" të cilët kanë parë ngjarjen tragjike ku ish-bashkëshorti vrau nënën e dy fëmijëve të tij rrëfejnë se çfarë ndodhi mëngjesin e djeshëm. Dëshmitarët okularë të krimit makabër thonë se janë tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë. Ata tregojnë se kanë dëgjuar ulërimat e gruas dhe se në fillim kanë menduar se ka qenë një grabitje pasi 48-vjeçari Genci Çarçani ka marrë çantën e gruas dhe qenin që ajo mbante në duar. Shitësja e një dyqani thotë se ka parë tmerr me sy.

Ajo tregon se në fillim ish-bashkëshorti i gruas e ka qëlluar në shpinë. Ndërsa në momentin që gruaja ka rënë në tokë, 48-vjeçari Genci Çarçani i ka ngulur thikën tre herë drejt e në zemër. “Isha duke ndenjur brenda, por më pas dëgjova ulërimat që sa vinin dhe shtoheshin, në fillim ishin të lehta dhe më pas po bëheshin më të forta dhe shqetësuese. Dola jashtë dhe pashë që zonja qëndronte në mes të rrugës. Ishte e gjakosur dhe fillimisht mendova se po e ngacmonte qeni.

Pashë pastaj një burrë që po i vinte rrotull dhe thashë se po e shpëtonte, por ai ishte edhe personi që e qëllonte me thikë. E qëlloi me thikë mbas kurrizit dhe në atë moment ajo po rrotullohej në këmbë dhe më pas u rrëzua në tokë. Ai,pasi zonja ra në tokë e qëlloi përsëri edhe tre herë drejt zemrës. Më pas ajo u përpëlit në tokë tre herë, duke lëshuar dhe duart. Aty ka humbur jetën menjëherë. Pastaj zotëria i mori qenin, duke ja hequr nga dora. I mori edhe çantën që ajo mbante në krahë.

Më pas iku i qetë fare, as nuk vraponte asgjë. Banorë kishte plot rreth e rrotull dhe të gjithë i flisnin që të mos e bënte sepse është gjynah, është femër, çfarë je duke bërë, por askush nuk u afrua sepse kishin frikë sepse ishte me thikë në dorë”, - na thotë shitësja e dyqanit. Të njëjtën gjë tregon edhe një veteriner, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes. Ai thotë se 48-vjeçari pasi kreu krimin e rëndë, u largua i qetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ndërsa një zonjë tjetër e pallatit përballë vendit ku ndodhi ngjarja thotë se gruaja kërkonte ndihmë duke thirrur “ndihmë” dhe më pas “aiuto, aiuto”.

Ndërsa fqinja e cila ka banesën ngjitur me të viktimës tregon se një herë në darkë ajo kishte dëgjuar ish-bashkëshorin e viktimës që bërtiste me të madhe dhe bënte debat me 46-vjeçaren për vajzat. “Valbona gjithmonë më është dukur sikur kishte probleme mendore sepse ishte komplet e çekuilibruar si njeri. Këtë e them se është zënë shumë herë pa arsye me banorë të lagjes dhe fillonte të ofendontë pa lidhje në gjuhën italiane” thotë ajo. Ajo gjithashtu tregon se familja Çarçani kishte vështirësi edhe nga gjendja ekonomike.

“Ishin të varfër. Bënte debate të shpeshta me pronaren e shtëpisë, për shkak se nuk kishte para që ti paguante qeranë.” Ndërsa djali i fqinjës përballë tha dje në mëngjes herët ish-bashkëshorti i viktimës ka kaluar dy herë përpara shtëpisë së tyre. Ndërsa Valbona doli nga shtëpia bashkë me vajzat që ti përcillte për në plazh” tregon ai. Persona të tjerë të lokalit ku ka filluar edhe sherri kanë vënë re që 48-vjeçari ka pasur një thikë në brez, ndërkohë që debatonte me viktimën. Në lokal një vajzë e vogël i ka thënë babait të saj që “ai xhaxhi ka thikë mbrapa”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'