Një gjykatë në Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një shqiptar 52 vjeçar, i cili me 13 korrik të vitit 2024 vrau një bashkëkombas me thikë në zemër.
Ngjarja ndodhi pranë mesnatës përballë një lokali pas një sherri mes të dy shqiptarëve.
Viktima 39 vjeçare ndërroi jetë gjatë natës në spital.
Në gjyqin e çështjes, gjykatësi vendosi se vrasja mund të ketë ndodhur për vetëmbrojtje ndonëse prokuroria kërkoi shtatë vjet burg.
Sipas mediave gjermane, 52-vjeçari shqiptar la gjykatën si njeri i lirë madje do të kompensohet për paraburgimin e kryer.
Komente










