Vrau motrën për vetëmbrojtje?! Prokuroria e Tiranës dyshon tek 'alibia' e mësueses, kërkon 'arrest me burg'

Tentativa për ta paraqitur fillimisht si vetëvrasje ngjarjen e 2 shtatorit ku humbi jetën 37-vjeçarja Amanda Pushani, është bërë shkak që prokuroria të kryejë verifikime komplekse për verifikimin e rrethanave të krimit në rrugën e Kavajës në Tiranë

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për mësuesen 40-vjecare të Gjuhës Shqipe, Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj Amanda Pushani. Ndaj të dyshuarës janë ngritur akuza të rënda si ajo e vrasjes dhe e moskallëzimit të krimit, për të cilat Marsela Pushani me profesion mësuese rrezikon të dënohet deri në burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtore. 40-vjecarja pritet të dalë të martën para gjykatës.

Pretendimet e saj për një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, pritet të provohen edhe shkencërisht nga organi i akuzës duke kryer ekspertiza të tjera. Edhe nëna e dy vajzave e cila është marrë ne pyetje, në dëshminë e saj ka dhënë të njëjtin version si e arrestuara Marsela Pushani. Sipas saj, viktima Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj saj dhe motrës së saj për t'i marrë para për alkool. Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Në momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

Por, prokuroria do të kryejë të tjera ekzaminime dhe ekspertiza për të vërtetuar nëse vrasja e Amandës ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes, siç ka pretenduar motra dhe nëna e saj apo jemi përpara një vrasje. Burime nga grupi i hetimit thanë se prokuroria ka kërkuar kryerjen e ekspertizave të tjera mjeko ligjore mes të cilave edhe ato daktiloskopike të gjurmëve në banesën ku ka ndodhur krimi. Prokuroria ka sekuestruar thikën që mendohet se ka shkaktuar vdekjen e 37-vjeçares ndërsa një tjetër analizë do të jetë edhe ajo e përqindjes së alkoolit në gjakun e viktimës.  Të gjitha këto pritet të zbardhin dinamiken e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur ne banesën e viktimës e cila jetonte së bashku me nënën dhe motrën e saj.

Ditën e krimit ngjarja është fshehur nga dy pjesëtaret e tjera të familjes duke e raportuar si vdekje natyrale dhe me pas autopsia nxori në pah edhe shkakun e vërtetë të vdekjes që ishte goditja me thikë në pjesën e barkut. Një tjetër pistë që do të verifikojë prokuroria është nëse ka pasur persona të tjerë në skenën e krimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Tiranë/ Vrasja e 37-vjeçares nga motra, merret në pyetje nëna: Ishte e alkoolizuar prej vitesh, na kërcënoi se do na vriste

1693726558_amandapushani.jpg

Pas vrasjes së 37-vjeçares Amanda Pushani nga motra e saj, grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe në nënën e vajzave. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se e moshuara në dëshminë e saj ka dhënë të njëjtin version si e arrestuara Marsela Pushani.

Sipas saj, viktima Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës së saj për t'i marrë para për alkool. Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Në momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës