GREQI- Një 26-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se ka vrarë bariun shqiptar 55-vjeçar Hamit Balla nga Librazhdi. Mikel Trashini, sipas policisë greke ka deklaruar se e ka kryer vrasjen me qëllim për të grabitur 55-vjeçarin.
 
Ngjarja ndodhi në Kozanë të Greqisë më 2 qershor, ku 55-vjeçari shqiptar që punonte si bari u gjet i vrarë një ditë pasi ishte zhdukur. Natën që u zhduk, bariu kishte marrë edhe rrogën prej 600 eurosh.