Gjykata e Apelit Tiranë i jep të drejtën për të ankimuar dënimin me burgim të përjetshëm dhënë ndaj Gert Gjeneralit si një nga autorët e vrasjes së të fortit të Tiranës, Nazim Zyberi, në gusht 1997, në Itali.

Rigjykimi është kërkuar  nga Gjenerali pasi rezulton të jetë dënuar në mungesë, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Apelit. Mbetet për t’u parë nëse një trup gjykues do t’i japë të drejtë Gert Gjeneralit, për të rihapur edhe njëherë nga fillimi çështjen apo jo.

Gjenerali u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali.

Ai u deklarua i fajshëm për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)