I përfshirë në ekzekutimin e ish-oficerit 'Doda', ekstradohet nga Gjermania Florind Shabani! Mund të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e sagës së vrasjeve në Elbasan

Është ekstraduar nga Gjermania Florind Shabani, i dyshuar si pjesëmarrës  në vrasjen e bujshme të vitit 2009 të ish-oficerit të krimeve, Roland Rexhepi i njohur si 'Doda' Shabani është arrestuar shtatorin e kaluar dhe është raportuar se me shumë mundësi ai do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të renda kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit.Shqiptarja.com ka mësuar se në procedurën e marrjes në pyetje Shabanit do t'i propozohet që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Ndërkohë që më parë një propozim i tillë i janë bërë edhe 2 të përfshirëve të tjerë në vrasjen e ish-oficerit të anti drogës por nuk kanë pranuar. 

"Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen "Vullnetari" Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R", ka njoftuar sot policia. 

Kujtojmë se në vitin 2009 u ekzekutua në Elbasan Roland Rexhepi, i njohur si "Doda" ish-agjent i antidrogës, i cili njihej si krahu i djathtë i ish-komisar Koseni, u ekzekutua me armë zjarri në prag të shtëpisë së tij. 2 vite më pas u vra vëllai i 'Dodës' Ilir Rexhepi, biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit.  

Kjo vrasje është një ndër ngjarjet e bujshme që ka nisur sagën e tmerrshme të vrasjeve në Elbasan në 2 dekadat e fundit. Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të burgosur përkatësisht me 23 dhe 24 vite burgim.

1641993764_1641975669shabanidherexhepi.jpg

I ekstraduari Florind Shabani dhe viktima Roland Rexhepi

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/01/2022 00:02

    Edhe nje mize kali ka surrat me te mire se kjo hija qe vegjeton akoma mbi sip.te Tokes.Nje gje me ben pershtypje:Perse i ofrohet te behet bashkepuntor i drejtesise,akoma pa dale ne gjyq,pa u dhene denimi?!Ne U.S.A.kriminelet fillojne dhe /hapin barkun/,vetem kur perpiqen te evitojne denimin me vdekje,por dhe kjo nuk eshte 100 % e sigurte,sepse varet nga drejtesia dhe org.e rendit dhe nga krimi qe kane bere.Ne Shqiperi, ky duhet te merrte denim te perjetshem me izolim.Kur te vinte ceshtja te izolimi,atehere mund t'i kerkonin bashkepunim.Shoket e tij nuk pranuan te bashkepunonin.E perse te bashkepunonin,kur nuk i denuan as me burgim te perjetshem,as me izolim,por i denuan me 23-24 vjet.Me amnisti,me <<sjellje te mire>>,me ulje te denimit me 1/3,a sa eshte,me ndonje raport <<zemre>> nga ndonje mjek i korruptuar dhe me ndihmen e ndonje prokurori e gjykatesi akoma dhe me te korruptuar,dhe keta birbot i ke jashte pas 5-10 vjetesh,sikur jane hajdute dhe jo vrases.Mire qe denimin me vdekje se veme dot,po denimin me burg te perjetshem perse nuk e perdorim me shpesh?!

    Përgjigju
  • Loniishes: 12/01/2022 16:28

    Pacuku qe I thojne per nje doze heroin te merrte ne qafe ta sabotonte shtepine nje zhgarravine 5 maj ne elbasan paska arritur edhe tek vrasja ai gjithmone I lir ka qen policise ne elbasan me papaq qarkullonte. Cuditerisht jeta vazhdon

    Përgjigju
  • Deni: 12/01/2022 10:16

    DODA ishte horr e mafioz e kriminl per vete,gjithesesi u prehte ne paqe.. nqs nuk do ta kishin eliminuar kete cunat,do te kishte qindra te tjere qe do ja tregonin vendi ne ditet ne vazhdim…

    Përgjigju
    • Une: 12/01/2022 20:03

      E ke gabim. Doda jetonte ne apartament me qera. Nuk ishte as mafioz as kriminel. E njihja. Sa ishte ne pune nuk i dilte njeri perpare se i mbushnin breket po kur e la shteti pa pune u ben te forte keta “qindra” qe thua ti.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?