Policia greke ka arrestuar sot një shtetas shqiptar të shumëkërkuar për disa vepra të rënda penale. Karafil Beqiri, 54 vjeç nga fshati Hormovë i Tepelenës ra në prangat e policisë pasi rezulton i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Ai është i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për veprat penale "vrasje" dhe "grabitje të dhunshme". Në vitin 1997, Beqiri ka grabitur një taksi në Tepelenë dhe pas grabitjes ka vrarë drejtuesin e mjetit.
Ai u ndalua në qytezën Kisamo të Kretës. Mësohet se Beqiri jetonte në Greqi me identitet të rremë dhe në momentin e ndalimit ka paraqitur të dhëna të ndryshuara. Është dashur verifikimi i gjurmëve të gishtave që ai të pranonte identitetin e vërtetë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com