Vrau në Francë dhe erdhi u fsheh në Shqipëri, Apeli e mbyll në burg

Vrau në Francë dhe erdhi u fsheh në Shqipëri, Apeli e mbyll në burg

Tedi Qirjako, një 27-vjeçar i arrestuar për vrasje në Nantë të Francës është mbyllur në burg. Vendimi është marë sot nga gjykata e Apelit të Tiranës, e cila ka vendosur të lere në burg të riun. Për Qirjakon autoritet franceze kanë kërkuar ekstradimin e e tij në Francë, pasi në qytetin e Nantës ka kryer një vrasje. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, ndërkohë pas kryerjes së krimit Tedi Qirjako, është larguar nga Franca duke ardhur në Shqipëri, ku është provuar se ka hyrë në muajin tetor 2019.

I riu kishte arritur të largohej dhe të hynte në Shqipëri me dokumentacion të rregullt, para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar. Qirjako, është arrestuar në Tiranë, ku nga verifikimet e policisë rezultoi se ai kishte marrë një banesë me qera në rrugën e “Barrikadave” në afërsi të qendrës së Tiranës, ku dhe është prangosur nga forcat e policisë. Ndaj të arrestuarit autoritetet franceze kishin caktuar masë sigurie arrest me burg për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë