Vrau në vitin 1989, ekstradohet nga SHBA shqiptaro-amerikani (FOTO+EMRI)

Ekstradohet nga SHBA autori i një vrasje të ndodhur në vitin 1989 në Tiranë. Policia njofton se është ekstraduar shqiptaro-amerikani Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë. Ai akuzohej se ka vrarë me thikë në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pranë lokal “10 Korriku”, Tiranë, shtetasin G. C. Pas krimit, Struga është arratisur në drejtim të ish-Jugosllavisë, për të mbërritur më pas në SHBA ku edhe u arrestua në vitin 2011. Shtatë vjet pas arrestimit, Interpol Tirana ekstradon nga SHBA, Selim Strugën, i cili ka mbërritur një ditë më parë në aeroportin e Rinasit. 

I ekstraduari Selim Struga


Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana 

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara Amerikane, arrin të ekstradojë një person i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare që prej vitit 1989.

Pas një pune të gjatë investiguese të Policisë Shtetit Shqiptar, dhe në veçanti të ZQK Interpol Tirana, në datë 30.12.2018, ështe realizuar ekstradimi nga Detroit/SHBA drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Selim Struga, me vendim nr. 1010A dt. 26.07.2012 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.975 datë 11.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë është dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje” , parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Më datë 21.06.1989, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pranë lokal “10 Korriku”, Tiranë, ky shtetas ka vrarë me një armë të ftohtë (thikë) shtetasin G. C.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit me Ish Jugosllavinë.

Pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e Shteteve të Bashkuara, në vitin 2007 subjekti është arritur që të lokalizohet në SHBA dhe pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, ai është arrestuar në këtë vend me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë në vitin 2011.

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike (DSS) të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë në datë 30.12.2018, duke e vënë këtë subjekt në dispozicion të organeve të drejtësisë shqiptare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb