Goditi 12 herë me thikë djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë, kuksiani ekstradohet nga Anglia për të vuajtur dënimin(VIDEO)

Ekstradohet nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vrasje 35-vjeçari nga Kukësi Granit Shehu, që është dënuar me 16 vite burg më datë 03.10.2018. Ai u kap në Angli në 20 shkurt të këtij viti, ndërsa sot është ekstraduar.

Më 16 shtator të 2015 ai vrau me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu. Viktimën e qëlloi tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur.

Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Shehu se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja.

Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Shehu, ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 24/11/2019 13:43

    familje kriminelesh nga kukesi

    Përgjigju
  • KAFSHA: 23/11/2019 15:14

    Shikoni se çfar kafshe me fytyr njeriu ky monstra. Vret djalin e xhaxhajt për 120 mij lek të vjetra. E ky monstër me fytyr njeriu e vret dhe pa fakte po vetëm mendon se ja ka vjedhur e bija e djalit të xhaxhajt. Po vritet njeriu për 120 mij lek të vjetra. E ku je mor Enver Djali që ju tregoje vëndin këtyre lloi bajge me emrin malok kok pa lar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare