Vrau recepsionistin e hotelit në Dhërmi dhe i fshehu trupin, çohen letrat në Greqi, kërkohet ekstradimi i Gerald Shehut

Vlore- Pronari i hotel “Greccia” në Dhërmi, Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e recepsionistit, Erald Nevruzi. I riu kishte vetëm një javë që kishte filluar punë në hotelin ku gjeti vdekjen, por nga të dhënat hetimore mësohet se ata mund të kenë pasur njohje më parë në Angli. Atje dyshohet se ka lindur konflikti për trafik droge, por gjithsesi kjo piste ende nuk është përfundimtare. Burimet thane se pista e dytë është ajo e konfliktit për punën në hotel.

Krimi makabër i vrasjes dhe fshehjes së kufomës ndodhi pak pas mesnatës së 5 qershorit duke u gdhirë 6 qershori. 

Gerald Shehu e qëlloi me dy plumba pistolete recepsionistin 31-vjecar në shkallët e hotelit, tërhoqi trupin zvarrë deri në katin e nëndheshëm, siç shihet dhe nga gjurmët e gjakut në dysheme, ku kreu gjithë planin për fshehjen e trupit.

Në këtë krim kanë marrë pjesë si bashkëpunëtor, dy punëtorë të hotelit, Daniel Qosja dhe David Larti, të cilët janë arrestuar nga policia. Nga dëshmia e tyre është zbardhur gjithë dinamika e ngjarjes së rëndë. Po kështu sot është gjetur trupi i pajetë i viktimës në zonën e Gjipesë pranë një guroreje.

Të arrestuarit kanë deklaruar se pronari i ka detyruar ta ndihmojnë për zhveshjen e kufomës, djegien e rrobave në furrën e picave. Më pas pronari me ndihmën e punëtoreve e ka mbështjellë trupin e  viktimës me plastmas e çarçafë dhe e kanë futur në bagazhin e makinës. Autori i krimit është larguar drejt Gjipesë ku ka hedhur trupin  e pajetë të recepsionistit. 

Pas krimit, Shehu ka udhëtuar drejt Greqisë rreth 4 orë pas krimit, ç’ka ka pasur kohë të ndërrohej në shtëpi dhe te merrte pasaportën. Me makinën “Audi A8” ka udhëtuar deri në Sarandë, pastaj ka fshehur makinën dhe ka udhëtuar me taksi për në doganën e Qafë Botës. Nga aty drejt Korfuzit, ku u kap nga policia greke, në tentativë për tu arratisur në Angli, ku dhe jetonte.  

Burime nga policia thanë se është dërguar dokumentacion dhe pritet ekstradimi në Shqipëri i Gerald Shehut. Policia e Vlorës ka sekuestruar shumë prova materiale dhe ka mbledhur dëshminë e turisteve ne hotel dhe vjehrrës se autorit, bashkëpronare e hotelit. Të gjitha këto çuan në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, por ende nuk është gjetur arma e krimit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen