Pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë për shtrim në psikiatri të Zyhdi Shehit, 78-vjeçari që dyshohet se vrau shokun e tij të dhomës Virxhil Veshon, me bastun pak ditë më parë, në fakt i moshuari është akomoduar në burgun e Lezhës.

Burime bëjnë me dije, se Policia e Shtetit, edhe pse i është vënë në dispozicion dokumentacioni për akomodimin e Shehit te Spitali i Burgut, nuk e ka zbatuar dhe dërguar Shehin në Lezhë.

Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me shkresë Bllokut të Sigurisë për akomodimin e Shehit në Spitalin e Burgjeve, urdhër që nuk është ekzekutuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 gusht brenda ambienteve të azilit privat në Tiranë. Shehi dyshohet se e goditi disa herë shokun e tij me bastun në kokë, duke e lënë të vdekur.

2 infermierët, kur konstatuan ngjarjen nuk njoftuan policinë, duke supozuar se 82-vjeçari u rrëzua dhe vdiq, dhe për këtë arsye njoftuan agjencinë funerale. Po Agjencia funerale kur hapi trupin për ta pastruar konstatoi shenja dhune e gjaku dhe e ktheu sërish trupin në këtë azil.

Vetëm në këtë moment u njoftua policia, e cila pas disa orësh prangosi infermieret.

Kërkesa e avokatit