Vrau shokun për t'i marrë lekët! Dënohet me 16 vite burg Muhamet Sallahi, përfiton nga gjykimi i shkurtuar

Vrau shokun për t'i marrë lekët! Dënohet me 16 vite burg Muhamet Sallahi, përfiton nga gjykimi i shkurtuar

TIRANË-Muhamet Sallahi, 25-vjeç, është dënuar nga gjykata e Tiranës me 16 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje” ndaj 30-vjeçarit Holdi Hajdari. Sallahi është dënuar nga një trupë gjykuese e përbërë nga Ahmet Metaliaj, Bedri Qori dhe Vjollca Spahiu, të cilët në fund të gjykimit të dosjes penale vendosën të deklarojnë fajtor dhe dënuar me 24 vjet burgim Sallahin për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Si pasojë e gjykimit të shkurtuar dënimi me 24 vite burgim është ulur nga gjykata në një dënim përfundimtar me 16 vjet burgim. Kjo ka sjellë që trupi gjykues t'i falë 8 vite burgim Muhamet Sallahit, i cili që prej muajit tetor 2018 ndodhet në qelitë e burgut 313 në Tiranë.

Sallahi hyri për të grabitur në një banesë në rrugën “Bego Hoxha” në zonën e Kombinatit, ku në tentativë e sipër ka qëlluar disa herë me thikë 30-vjeçarin Holdi Hajdari, i cili është përleshur me grabitësin. Sipas dosjes hetimore viktima dhe autori i krimit, kanë pasur njohje me njëri-tjetrin dhe të dy kanë qenë të skeduar nga policia e Tiranës si persona që konsumojnë lëndë narkotike. Pranë dhomës ku ka ndodhur sherri policia ka gjetur thikën, por edhe një portofol të boshatisur.

Autori i këtij krimi të rëndë ishte në dijeni se në adresë të Holdi Hajdarit, kishin mbërritur nga Greqia një sasi e konsiderueshme lekësh që babai ia ka dërguar Holdit, prandaj ka hyrë në banesë me një synim të qartë për të kryer grabitjen. Pasi e qëlloi me thikë Holdi Hajdarin, autori u largua, por në arrati qëndroi vetëm 24 orë më pas është prangosur nga policia.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia: 11/04/2020 07:47

    Ai duhet ta repjesh persegjalli basdartin

    Përgjigju
  • Vlore: 08/04/2020 09:54

    Nuk ka qënë shokë I tij por mu të, shoku nuk vriet

    Përgjigju
  • Iris: 08/04/2020 02:48

    Gjykimi I shkurtuar duhet hequr patjeter.Normalisht M.Sallahi duhej denuar me burgim te perjetshem,por meqe kemi <<gjukimin e shkurtuar>> ,duhej minimalisht te denohej me 24 vjet burg,pa te drejte parole (liri me kusht).

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/04/2020 22:05

    Muhameter, Bexhete, Kudretë, Safetë, Hyqmetë , Beqirë, Shaqirë, Xhevdetë, Alinj, Bedrinj, Remzinj, Sylejmënë, Halimë, Ramadanë, Shyqyrinj, Mahmutë, Jorgjë, Pandelimonë, Janaqë, Kostaqë e Xaxiqë. Doni me emra shqiptarësh ?

    Përgjigju
  • beni: 07/04/2020 20:30

    KY DUHEJ DENUAR ME BURGIM TE PERJETSHEM...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari